Pas shtatë vitesh Kosova rikthehet në EQAR, çka do të përfitojnë studentët e Kosovës? - Gazeta Express
string(83) "pas-shtate-vitesh-kosova-rikthehet-ne-eqar-cka-do-te-perfitojne-studentet-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:15

Pas shtatë vitesh Kosova rikthehet në EQAR, çka do të përfitojnë studentët e Kosovës?

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:15

Në shkurt të vitit 2018, Kosova mori një lajm jo të mirë në sektorin e arsimit.

Agjencia e Kosovës Akreditim u përjashtua nga Regjistri Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Kjo pas ndërhyrjeve politike që kishin ndodhur në këtë agjenci.

Pas shtatë vitesh, Kosova arrit që të rikthehet prapë në EQAR, si anëtare me të drejta të plota.

Drejtori i Agjencisë për Akreditim tregon punën që është bërë që Kosova të rikthehet prapë në këtë institucion.

“Kanë qenë 14 standarte, shumicën  të cilave Kosova i plotësuar plotësisht dhe një pjesë i kemi plotësuar pjesërisht. Këto standarde kanë të bëjnë me pavarësinë institucionale dhe financiare, kanë të bëjnë me resurset humane, resurset financiare, ka të bëjë me sigurimin e mekanizmave të brendshëm të cilësisë”, ka thënë Gashi.

Por çka do të përfitojnë studentët nga ky anëtarësim?

“Është lajm jashtëzakonisht i rëndësishëm për sistemin e arsimit të lartë,poasqarisht për studentët, pasi që hapën rrugë të jashtëzakonshme përfitimi, qoftë përmes  bursave,mobiliteteve vazhdim  të studimeve. Përfitime do të kenë edhe institucionet e arsimit të lartë pasi do të kenë shumë mundësi për aplikim në fondet e Bashkimit Evropian”, ka thënë tutje Gashi.

Eksperti i arsimit, Dukagjin Pupovci ka treguar rëndësinë e ruajtjes së autonomisë në mënyrë që të mos përsëritet skrenari i njëjtë i vitit 2018.

“Përjashtimi ka ndodhur për shkak të ndërhyrjeve politike, pra nuk duhet të ketë ndërhyrje politike, por duhet të ketë mbështetje politike, dhe në raportin e rivlerësimit në rastin e këtij ripranimi, EQAR është ritheksuar se janë disa ndryshime që duhet të bëhen. Pra kushte më të mira të punës, shtimi i stafit, janë elemente që varen pra drejtpërdrejt nga Qeveria, pasi qeveria duhet të siguroj mjetet. Por jo edhe të ndërhyjë në  vendim pra duhet të ruhet autonomia”, ka thënë Pupovci.

Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që është anëtare me të drejta të plota në EQAR dhe kjo i mundëson Agjencisë së Akreditimi të bëjë akreditime jo vetëm në Kosovë por në tërë vendet e BE-së, të cilat janë anëtare në këtë institucion.