Pas shpërthimit që rrezikoi turistët dhe banorët e Kopaonikut qëndrojnë njerëzit e Milan Radoiçiçit dhe Zvonko Veselinoviqit - Gazeta Express
string(124) "pas-shperthimit-qe-rrezikoi-turistet-dhe-banoret-e-kopaonikut-qendrojne-njerezit-e-milan-radoicicit-dhe-zvonko-veselinoviqit"

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 9:00

Pas shpërthimit që rrezikoi turistët dhe banorët e Kopaonikut qëndrojnë njerëzit e Milan Radoiçiçit dhe Zvonko Veselinoviqit

Lajme

Gazeta Express

22/08/2025 9:00

Pas sulmit të armatosur në Banjskë në shtator 2023, Milan Radoiçiç – i vetëpranuar si organizator i sulmit – jo vetëm që nuk është ndaluar, por ka vazhduar të zgjerojë aktivitetet e tij të biznesit në Serbi.

Një hetim i mediumit serb Radar zbulon se ai, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të afërt, Zvonko Veselinoviq, kontrollojnë ndërtimet shumëmilionëshe në zonën turistike të Kopaonikut, përmes rrjeteve të kompanive dhe lidhjeve personale.

Projekti i tyre për ndërtimin e një “qyteti privat” në 1.700 metra lartësi përfshin shkelje të shumta ligjore, përfshirë përdorimin ilegal të eksplozivëve në zona të banuara, duke rrezikuar jetën e banorëve dhe turistëve.

“Më 8 gusht, në një nga kantierët ndërtimorë në qendër të Kopaonikut, ndodhi një shpërthim me eksploziv, i cili sipas dëshmitarëve, rrezikoi jetën e banorëve dhe turistëve. Pjesë shkëmbinjsh fluturuan dhjetëra metra përreth ndërtesave përreth. Policia, sipas raportimeve, mbërriti pas më shumë se një ore dhe në vendngjarje nuk gjeti askënd përgjegjës për shpërthimin. Shpërthimi kishte për qëllim zgjerimin e themeleve të një hoteli të ri. Megjithatë, mënyra sesi u krye ky veprim – pa paralajmërim, pa autorizime të qarta dhe me pasoja të rënda – ngriti dyshime serioze për shkelje të ligjit dhe rrezik publik”.

Sipas po të njëjtit hulumtim, kompanitë si Kopaonik Konstrakshn të lidhura me këta të dy, janë të menaxhuara nga miq dhe bashkëpunëtorë të njohur për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa familjarë dhe të afërm të Radoiçiçit dhe Veselinoviqit përfitojnë nga tenderët dhe resurset publike, me mbështetjen e heshtur të institucioneve serbe.