Pas shpalljes së kabinetit nga Avdullah Hoti, reagon këshilltari i Pacollit - Gazeta Express
string(74) "pas-shpalljes-se-kabinetit-nga-avdullah-hoti-reagon-keshilltari-i-pacollit"

Gazeta Express

03/06/2020 12:50

Pas shpalljes së kabinetit nga Avdullah Hoti, reagon këshilltari i Pacollit

Gazeta Express

03/06/2020 12:50

Kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti, ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar që pritet të votohet në seancën që po mbahet në Kuvend.

Pas prezantimit të kabinetit, këshilltari i Behgjet Pacollit, Naim Murseli, ka thënë se AKR-ja nuk do të jetë pjesë e ekzekutivit të ri, raporton Gazeta Express.

“Ashtu siç është deklaruar, pjesë e Qeverisë Hoti nuk do të jetë AKR-ja”, ka shkruar Murseli në Facebook.

Në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet qeveria e Avdullah Hotit, ai ka prezantuar kabinetin që do të ketë 16 ministri dhe 4 zëvendëskryeministra./Express/