Pas shkarkimit të Sekretarit të MI'së, Abdixhiku njofton se u anulua tenderi për autostradën Prishtinë –Gjilan - Gazeta Express
string(108) "pas-shkarkimit-te-sekretarit-te-miise-abdixhiku-njofton-se-u-anulua-tenderi-per-autostraden-prishtine-gjilan"

Gazeta Express

21/02/2020 15:12

Pas shkarkimit të Sekretarit të MI’së, Abdixhiku njofton se u anulua tenderi për autostradën Prishtinë –Gjilan

Gazeta Express

21/02/2020 15:12

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se kjo ministri ka anuluar tenderin 110 milionësh për autostradën Prishtinë-Gjilan, raporton Gazeta Express.

Abdixhiku ka thënë se me këtë vendim i kthehet ligjshmëria procesit të rëndësishëm financiar.

Lexo Edhe:

“Sot Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka anuluar tenderin 110 milionësh të shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar. Me këtë vendim, ne i kthejmë ligjshmërinë një procesi të rëndësishëm financiar për vendin. 110 milionë euro s’mund të shpenzohen pa ligj; jo në këtë epokë të re qeverisëse”, ka thënë Abdixhiku.

Ministri Abdixhiku ka thënë poashtu se projekti për autostradën do të vazhdojë dhe është prioritet i qeverisë së re.

“Qeveria e re i siguron banorët e Anamoravës se projekti i autostradës Prishtinë-Gjilan vazhdon. Është prioritet i programit tonë. Javën që vjen do t’i vizitoj punimet e deritanishme që duket se kanë mbetur prapa në kohë. Do t’i japim ritëm të ri”, ka thënë Ministri./GazetaExpress/