Pas seancës Nuredin ‘Drenica’ e quan Kurtin “tuc”: Duhet të përgjigjet në Prokurori - Gazeta Express
string(78) "pas-seances-nuredin-drenica-e-quan-kurtin-tuc-duhet-te-pergjigjet-ne-prokurori"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:28

Pas seancës Nuredin ‘Drenica’ e quan Kurtin “tuc”: Duhet të përgjigjet në Prokurori

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 10:28

Pas përfundimit të seancës së mbajtur sot ku Faton Klinaku, së bashku me Nuredin Selmanin u paraqitën në Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën akuzat se e kanë kërcënuar Albin Kurtin përmes rrjeteve sociale më 30 gusht të vitit 2023, Nuredin Selmani  nuk është tërhequr nga deklarimet që i ka bërë për kryeministrin.

Selmani tha  përpara medieve se ky ‘tuc’ duke iu referuar Kurtit duhet të dalë përpara Prokurorisë, për të dhënë përgjegjësi  për parët e shtetit.

“A frikësohet nga historia, që një ditë ka me dënu historia e popullit shqiptar. Unë konsideroj se jam i pafajshëm. Edhe një herë po e theksoj që prokuroria dhe gjykata duhet të respektohen në maksimum. Prandaj tucit i them edhe një herë që kur të thërret prokuroria të lajmërohet. Ky tuc duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori, t’i përgjigjet sepse duhet m’e dhanë përgjegjësi për parët e shtetit, paret e këtij populli, se kah po shkojnë” deklaroi Selmani.

Ndërkaq Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku u mbajt seanca ndaj njërit prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinakut dhe po ashtu Nuredin Selmanit.