Pas seancës në Kuvend që dështoi, shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit, flasin për aktualitetin politik - Gazeta Express
string(112) "pas-seances-ne-kuvend-qe-deshtoi-shefi-i-zyres-se-be-se-i-shkon-ne-qeveri-kurtit-flasin-per-aktualitetin-politik"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 17:26

Pas seancës në Kuvend që dështoi, shefi i Zyrës së BE-së i shkon në Qeveri Kurtit, flasin për aktualitetin politik

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 17:26

Pas dështimit të seancës së sotme, shefi i Zyrës së BE-së, Aivo Orav, i ka shkuar për një vizitë në Qeveri, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Zyra e Kurtit në njoftimin për media ka treguar se në takim është biseduar për aktualitetin politik në vend.

“Gjatë takimit, gjithashtu u trajtuan tema që kanë të bëjnë me aktualitetin në vend”, njofton ZKM.

Kryeministri në detyrë dhe Orav kanë diskutuar për bashkëpunimin mes Kosovës dhe BE-së në kuadër të integrimit evropian.

 “Kryeministri nënvizoi përkushtimin e Qeverisë për avancimin e reformave të nisura gjatë këtij mandati, duke veçuar rëndësinë e vazhdueshme që i ka kushtuar të drejtave dhe integrimit të plotë të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet në komunikatën e Qeverisë./Express/