Pas Ronaldos, Arabia hedh sytë nga Salah si ylli i ri i kampionatit - Gazeta Express
string(66) "pas-ronaldos-arabia-hedh-syte-nga-salah-si-ylli-i-ri-i-kampionatit"

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 21:56

Pas Ronaldos, Arabia hedh sytë nga Salah si ylli i ri i kampionatit

Sport

Gazeta Express

07/02/2026 21:56

E ardhmja e Mohamed Salah te Liverpooli mbetet e paqartë, ndërsa Liga Saudite po përgatit një ofertë gjigante për ta bërë yllin egjiptian fytyrën e re të kampionatit.

Sipas raportimeve, Salah mund të trefishojë pagën aktuale prej rreth 400 mijë paundësh në javë, nëse pranon të mbyllë aventurën e tij 9-vjeçare në “Anfield”.

Sauditet e shohin atë si pasuesin ideal të Cristiano Ronaldos, i cili mund të largohet nga Al-Nassr pas tensioneve të fundit me drejtuesit e ligës.

Interesi për Salah nuk është i ri, pasi edhe verën e kaluar ai ishte objektiv kryesor, ndërsa raportet e fundit për një ftohje me trajnerin Arne Slot kanë rritur spekulimet për një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Liverpooli, nga ana tjetër, mund të tundohet nga një ofertë e madhe financiare, si për kursimin e pagës ashtu edhe për një tarifë të konsiderueshme transferimi, për sulmuesin që ka shënuar 251 gola dhe ka fituar gjithçka me klubin. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement