string(140) "pas-rezultatit-kam-sfiduar-edhe-me-zgjedhjet-brenda-partiake-skane-dashte-abdixhiku-tregon-nese-ka-telashe-ne-parti-renditja-skishte-rendesi"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 22:28

“Pas rezultatit kam sfiduar edhe me zgjedhjet brenda partiake – s’kanë dashtë,  Abdixhiku tregon nëse ka telashe në parti, renditja s’kishte rëndësi

Lajme

Gazeta Express

29/05/2025 22:28

Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku thotë se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka sfiduar me zgjedhje brenda partiake, por thotë se për këtë nuk mori mbështetje.

“Besa, kam sfiduar edhe më zgjedhjet brenda partiake, nuk kam marrë mbështetje, s’kanë dashtë. Pas rezultati të fundit, kam ofruar garë hapjen e zgjedhjeve të kuvendit të ri, nuk kanë dashtë”, tha Abdixhiku në emisionin Pressing në T7.

Ai përmendi edhe renditjen e deputetëve në listën për zgjedhjet e shkurtit, për të cilën tha se nuk ka ndikuar në vota.

Abdixhiku thotë se renditja është bërë në bazë të kriterit, dhe jo në bazë të preferencave personale.

“Nashta t’i kemi renis ma mirë i kishim pas edhe 100 mijë vota më shumë, po nuk besoj, por leni këto tema se nuk janë kështu.

Brenda LDK’së nuk u diskutu, se LDK është shumë e madhe. Nuk ish bërë përbesë. Mund të ketë pasur individë të caktuar të kenë paknaqësi, por të thuhet brenda LDK ka qenë fabrikim i passaktë, po të kishte pas. Edhe Hykmetja, edhe Doarsa edhe Jehona, edhe Serbezja e Arjeta që janë deputete, janë gra të shkëlqyera, por e keni tërësisht të padrejt renditjen e Doarsës, pasi ka dalë e dyta me votë. Po të kishte qenë e pasaktë, nuk kishte dalë e dyta, por e 15 e 20. Renditja nuk thotë bre asgjë. Kam qenë bre vet nr 11, dhe kam dal më i votuari prej më të votuarit”.

Ai thekson se po ta kishte bërë listën në bazë të preferencës së tij, natyrisht se do të ishte ndryshe, por thotë se është bërë në bazë të kriterit.

“Ka pas kriterë për atë punë, nënkryetarët e partisë ka arsye pse janë nënkryetar, kanë me u rendit, më pas kryetarët e komunave që po i shtim në garë kanë me u rendit, më pastaj ka me ardh kryeministri Hoti, pastaj shefi i grupit parlamentar. Po të kishte preferenca të mija më ndryshe do të bëhej lista, por ka pasur kriter.

Referoma në LDK do të ndodh, rezultatet e fundit veq ma kanë konfirmu një gjë të tillë. Kam fjalën e përforcimeve të strukturave tona. Nuk do të kthehemi te politika e vjetër”, tha Abdixhiku.