Pas reagimit të ashpër të Labit ndaj kundërshtimit për protestë, sqarohet Leonora - Gazeta Express
string(80) "pas-reagimit-te-ashper-te-labit-ndaj-kundershtimit-per-proteste-sqarohet-leonora"

Gazeta Express

04/05/2020 22:01

Pas reagimit të ashpër të Labit ndaj kundërshtimit për protestë, sqarohet Leonora

Gazeta Express

04/05/2020 22:01

Këngëtarja Leonora Jakupi, ka folur në lidhje me reagimin që ka pasur nga ana e këngëtarit Labinot Tahiri, pas kundërshtimit të saj për protestë të thirrur si kundërshtim ndaj vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Odës Ekonomike që të ndalen dasmat për këtë sezon.

Leonora në emisionin “Debat Plus” drejtpërdrejtë iu drejtua Labit duke i thënë se thirrja e tij për protestë ishte e rëndë për të, duke e ditur rrezikun që iu kanoset qytetarëve.

Lexo Edhe:

“Mu Labi me ka keqkuptuar, dhe nuk e ka kuptuar mesazhin tim. Unë kam reaguar ndaj thirrjes për protestë, edhe kur Labi ka thanë që nuk ka virus ka qenë shumë e rëndë për mua”, tha Leonora.

Ajo po ashtu tha se bashkë me familjen e saj po qëndron e karantinuar dhe pas kësaj është kundër protestës për të mbajtur dasma e ahengje në këtë kohë.

“Unë jam kundër protestës dhe dasmave në këtë kohë. Unë jam e mbyllur me familjen time duke u mundu të kem kujdes sa më të madh. Na si këngëtar të paktën kemi kursyer pak për me mujt me e kalu këtë periudhë”, tha më tej ajo.

Ndryshe, këngëtari Labinot Tahiri ditë më parë ka kërkuar nga artistët që ta përkrahin për të dalur në protestë si kundërshtim për ndalimin e dasmave dhe ahengjeve familjare gjatë sezonit veror 2020.