Pas raportimit të ABC News për rastin e pedofilisë, Prokuroria e Prizrenit nis hetimet - Gazeta Express
string(85) "pas-raportimit-te-abc-news-per-rastin-e-pedofilise-prokuroria-e-prizrenit-nis-hetimet"

Lajme

Gazeta Express

27/04/2022 13:20

Pas raportimit të ABC News për rastin e pedofilisë, Prokuroria e Prizrenit nis hetimet

Lajme

Gazeta Express

27/04/2022 13:20

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit kanë nisur hetimet ndaj 70-vjeçarit nga Prizreni me profesion mësimdhënës, i dyshuar për pedofili. Rasti u bë publik në puntatën e parë të emisionit “Piranja” në ABCnews.al.

Në një përgjigje me shkrim dhënë Gazetës Express, Policia Rajonale e Prizrenit tha se mësimdhënësi është identifikuar por i njëjti nuk është gjetur në adresën e banimit.

“Lidhur me videon që është shfaqur në disa portale, Sektori Rajonal i Hetimeve ka kontaktuar Prokurorinë e Shtetit në Prizren. Në konsultimi me Prokurorinë, Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, ka filluar hetimet ne lidhje me ketë rast , të cilat pretendohen në një video të postuar në abcnews.al. I njëjti është identifikuar. I dyshuari nuk është gjetë në adresën banimit”, thuhet në përgjigjen e Policisë dhënë Gazetës Express.

“Piranja”  i ra në gjurmë 70-vjeçarit nga Prizreni, i cili e bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. Por, edhe përkundër që ai ishte në dijeni se po fliste me një të mitur, i moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj.

Gazetarja e maskuar si një adoleshente kur mbërrin në Prizren prezantohet për herë të parë përballë mësimdhënësit, i cili pa e zgjatur e fton në shtëpinë e tij.

Por më pas gazetarja i tregon saktë se kush është dhe i njëjti largohet duke kërkuar që të fiket kamera televizive.

Pamjet mund ti shikoni duke klikuar në këtë LINK.

Advertisement
Advertisement
Advertisement