string(88) "pas-putinit-trump-kritika-edhe-zelenskyt-cdo-gje-qe-del-nga-goja-e-tij-shkakton-probleme"

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 9:34

Pas Putinit, Trump kritika edhe Zelenskyt: Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme

Lajme

Gazeta Express

26/05/2025 9:34

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas Vladimir Putin ka kritikuar edhe Volodymir Zelenskyn.

Edhe pse zemërimi i tij ishte drejtuar kryesisht ndaj presidentit rus, Trump kishte fjalë të ashpra edhe për Zelenskyn duke thënë se çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme.

“Ai nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet”, shkroi ai në Truth Social.

Marrëdhënia midis udhëheqësve amerikanë dhe ukrainas ka qenë e trazuar që nga kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke kulmuar me një grindje para kamerave në Zyrën Ovale në shkurt.