Pas publikimit të hulumtimit për vaksinat policia intervistoi Ollurin, reagon qeveria e Kosovës - Gazeta Express
string(94) "pas-publikimit-te-hulumtimit-per-vaksinat-policia-intervistoi-ollurin-reagon-qeveria-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 19:25

Pas publikimit të hulumtimit për vaksinat policia intervistoi Ollurin, reagon qeveria e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

17/04/2021 19:25

Qeveria e Kosovës, pas zhvillimeve të sotme, ku policia intervistoi gazetarin Parim Olluri për shkak të një hulumtimi për vaksinat, ka thënë se nuk e pengojnë punën e mediave dhe s’e lëndojnë lirinë e shprehjes.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka deklaruar se ekzekutivi nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit dhe se veprimet e saj janë të pavarura.

Lexo Edhe:

“Thirrja e ministrit Vitia dje në konferencën për media ishte që prokuroria e shtetit të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve nga persona që dëmtojnë procese kaq jetike dhe delikate, duke rrjedhë çerek informacione që janë konfidenciale”, tha Kryeziu për Klan Kosovën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk ka mandat mbi Prokurorinë e Shtetit. Veprimet e Prokurorisë janë të pavarura. Këto janë pushtete të ndara. Ata që nuk e kanë të qartë këtë, ose njëmend nuk e dinë ose kanë ngecur para 14 shkurtit, kur edhe mund të ketë pasur ndërhyrje të tilla në punën e prokurorisë. Qeveria asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk tenton të pengojë punën e medias apo të lëndojë lirinë e shprehjes”, shtoi ai.