Pas presionit nga Greqia, Shqipëria heq bllokimin e importit të mishit me vendin fqinj - Gazeta Express
string(85) "pas-presionit-nga-greqia-shqiperia-heq-bllokimin-e-importit-te-mishit-me-vendin-fqinj"

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 19:54

Pas presionit nga Greqia, Shqipëria heq bllokimin e importit të mishit me vendin fqinj

Shqiperi

Gazeta Express

11/06/2021 19:54

Mishi i shpendëve dhe nënproduket e tij, nga sot do të importohen normalisht nga Greqia.

Lexo Edhe:

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka shfuqizuar vendimin e saj të marrë në 4 qershor, pas rasteve të gripit të shpendëve që u shfaqën në vend. Ky vendim erdhi pas kërkesës së homologes greke, e cila ka paraqitur ankesën e saj edhe kryeministrit Kirikaos Mitsotakis dhe Ministres Ekonomi.

Ministria e Bujqësisë ka konfirmuar se Shqipëria është tërhequr nga bllokimi i importit.

Ky vendim është mbështetur edhe në njoftimin e Organizata Botërore të Shëndetit të Kafshëve, e cila raporton se situate është përmirësuar në Greqi.

Mësohet se pala greke ka dërguar një ankesë ministres Milva Ekonomi, duke theksuar se urdhri i Tiranës për ndalimin e importit, me pretekstin e shfaqjes së rasteve të gripit të shpendëve, bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar nga Shqipëria për tregtinë e lirë në Bashkimin Europian.

Sa i përket importit të shpendëve nga vendet e tjera, do të mbetet në fuqi vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin e tyre, i marrë në 4 qershor