Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Presidenca tha se temë diskutimi mes tyre kanë qenë zhvillimet e fundit në lidhje me konstituimin e Kuvendit.
“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet më të fundit politike në vend, me theks të veçantë në rëndësinë e respektimit të rendit kushtetues dhe hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Pak më herët, Osmani e ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.
Presidenca tha se u diskutuan “zhvillimet e fundit”. Në fokus, u tha se ishin “hapat drejt konstituimit të Kuvendit”.
“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në hapat përpara drejt konstituimit të Kuvendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, njoftoi Presidenca.