string(138) "pas-pranimit-te-trofeut-ne-gjilan-flasin-zekirija-ramadani-me-dy-futbollistet-brojen-e-manajn-titulli-i-dedikohet-intelektualeve-te-kthyer"

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 18:56

Pas pranimit të trofeut në Gjilan, flasin Zekirija Ramadani me dy futbollistët, Brojën e Manajn: Titulli i dedikohet “Intelektualëve” të kthyer

Sport

Gazeta Express

25/05/2025 18:56

Me fitoren ndaj Feronikelit ’74, Drita e mbylli një sezon goxha të suksesshëm në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Gjilani – e cila javë më parë u shpallë matematikisht kampione e Kosovës – pas ndeshjes së sotme e mori edhe trofeun e kampiones.

Drita fitoi 4-1, me dy gola nga Manaj, dhe nga një prej Ovoukës e Krasniqit.

Pas mbylljes së ndeshjes dhe pranimit të trofeut, ka folur trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani.

Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani, shpreson të mbetet gjatë trajner i Dritës. Ai u është mirënjohës drejtuesve dhe lojtarëve të Dritës për suksesin e arritur.

“U jam shumë mirënjohës të gjithëve, pasi nuk më është dashur shumë për t’u ambientuar. Kam gjetur një familje të madhe këtu. Jam i kënaqur dhe shpresoj të qëndroj sa më gjatë te Drita”, ka thënë Ramadani.

Edhe kapiteni Rron Broja u shpreh i lumtur me sukesin e arritur gjatë këtij sezoni.

“Ka qenë një sezon mjaftë i mirë, pozitiv, si për klubin ashtu edhe për mua. E kurorëzuam sezonin me festë të jashtëzakonshme. Jam i lumtur, patëm shumë sakrifica, por ja arritëm atë që deshëm. Jam shumë, shumë i lumtur. Sinqerisht, këtë sezon kam zhvilluar shumë ndeshje të mira dhe nuk mund ta veçoj njërën sepse ka pasur shumë. Jam shumë i lumtur me paraqitjet”, theksoi Broja.

Ndërkohë, top golashënuesi i Dritës, Arb Manaj tregon se kujt ia dedikon këtë titull.

“Jam shumë i lumtur sepse e arritëm objektivin. Ka qenë mënyra më e mirë për ta mbyllur kampionatin. Normalisht, objektivi është arritja në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Do të mundohemi të arrijmë aty. Shpresoj të kontribuoj me sa më shumë gola e asistime. Titulli i dedikohet babait e nënës time, si dhe ‘Intelektualëve’ që janë kthyer”, ka deklaruar Manaj.

Si kampione, Drita do të paraqitet në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Në kualifikimet e Championsit ishte paraqitur edhe në edicionin 2018/19 dhe 2020/2021./GazetaExpress/