Pas përfundimit të takimit, Putin e fton Kim për vizitë në Rusi - Gazeta Express
string(62) "pas-perfundimit-te-takimit-putin-e-fton-kim-per-vizite-ne-rusi"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 13:11

Pas përfundimit të takimit, Putin e fton Kim për vizitë në Rusi

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 13:11

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka ftuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në Rusi, raporton media Tass, pas takimit të tyre në Pekin.

Kim i uroi udhëheqësit rus shëndet të mirë dhe sukses, thotë agjencia shtetërore e lajmeve Ria e Rusisë, duke shtuar se Kim tha se një takim i ri do të zhvillohej së shpejti, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Në Kinë ku shkuan të dy liderët për paradën ushtarake, takimi Putin-Kim përfundoi pas dy orësh e gjysmë, raportuan mediat ruse.

Putin më pas e shoqëroi Kim në makinën e tij.

Më parë, u raportua se dyshja diskutoi kontributin e Koresë së Veriut në luftën e Ukrainës, ku Putin tha se trupat e Kim ishin pjesë e luftës kundër “neonazizmit”.