Pas përfundimit të rrugëtimit në “BBV”, Artan Kola në skenën e “Portokalli”! - Gazeta Express
string(70) "pas-perfundimit-te-rrugetimit-ne-bbv-artan-kola-ne-skenen-e-portokalli"

TV/Film

Gazeta Express

24/03/2026 18:31

Pas përfundimit të rrugëtimit në “BBV”, Artan Kola në skenën e “Portokalli”!

TV/Film

Gazeta Express

24/03/2026 18:31

Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare rikthehet me sezonin e 45 për më shumë të qeshura.

Mbi 1000 shfaqe ndër dhjetëra vite dhe mijëra e mijëra orë, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje, sezoni i 45-të ka risjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Duke trajtuar problematike aktuale të shoqërisë, me batuta dhe ironi të hollë, spektakli i humorit përball me njëri-tjetrin njerëz që ndajnë hallet e përditshmërisë.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar do t’ju bashkohen emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, do të bëhen pjesë gazmore e gjithë familja shqiptare këtu dhe kudo ndodhen nëpër botë. Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Faqja zyrtare e “Portokalli” në Instagram ka konfirmuar se në shfaqjen e kësaj jave do të jetë i ftuar Artan Kola. Pas eksperiencës në “Big Brother VIP”, ai do të jetë pjesë e kësaj jave në “Portokalli”, duke dhuruar të qeshura dhe muzikë.

Nxitoni të blini biletat në studiot e Top Media Kashar dhe online në tickets.top-media.al për shfaqjen e radhës, më 25 mars, ora 19:00 në studiot e Top Channel, Kashar.

Advertisement
Advertisement
Advertisement