Pas një ndërprerjeje katërvjeçare sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA - Gazeta Express
string(110) "pas-nje-nderprerjeje-katervjecare-sot-ne-uashington-do-te-zhvillohet-dialogu-strategjik-maqedoni-e-veriut-shba"

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:14

Pas një ndërprerjeje katërvjeçare sot në Uashington do të zhvillohet Dialogu Strategjik Maqedoni e Veriut-SHBA

Maqedoni

Gazeta Express

07/04/2026 12:14

Pas një ndërprerjeje katërvjeçare, sot në Uashington do të mbahet sesioni i dytë i Dialogut Strategjik midis Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara.

Delegacioni i nivelit të lartë qeveritar kryesohet nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Muçunski, ndërsa do të marrin pjesë edhe Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski, Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski dhe Ministrja e Energjisë Sanja Bozhinovska.

“Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe avancimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara, me fokus në fushat kryesore me interes të ndërsjellë, duke përfshirë mbrojtjen dhe sigurinë, sigurinë kibernetike dhe bashkëpunimin teknologjik, ekonominë, tregtinë dhe energjinë, si dhe luftën e përbashkët kundër kërcënimeve transnacionale dhe forcimin e sigurisë kufitare”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë në një deklaratë.

Nga atje shtojnë se mbajtja e sesionit të dytë të Dialogut Strategjik konfirmon vazhdimësinë e aleancës midis dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për të promovuar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon dhe më gjerë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement