Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë - Gazeta Express
string(83) "pas-nje-diete-drastike-cifti-i-kthehet-jetes-normale-behen-prinder-per-here-te-pare"

Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë

Lajme

Gazeta Express

16/04/2021 12:16

Burrë e grua, të dy mbipeshë, tentuan për 7 vite për të lindur një fëmijë, por ishte e pamundur. Kështu ata vendosën për të humbur peshë dhe rezultatet e tyre ishin mahnitëse.

Raquel, i cili punon në një organizatë jofitimprurëse, tha: Ne kishim provuar për shtatë vjet dhe filluam të humbnim shpresat. Unë nuk i kisha parë kurrë dy vija në një test shtatzënie. Direkt sa u bëmë të shëndetshëm e arritëm këtë. Të bëhesh nënë ia vlen çdo sakrificë që bën për të humbur peshë, çdo kalori e djegur, çdo moment i djersitur në palestër etj.

Lexo Edhe:

Mjeku i Dustinit e kishte paralajmëruar atë se nëse nuk do zbriste në peshë, kishte gjasa të vdiste brenda 6 muajve.

“Nëse gjërat nuk do kishin ndryshuar dhe nuk do bija nga pesha, unë nuk do isha këtu pas 6 muajsh. E kisha shumë të vështirë të merrja frymë në mes të natës dhe s’mund të lidhja as këpucët e mia”, është shprehur ai.

Dustin iu nënshtrua procedurës ku një kirurg krijoi një qese të vogël në stomak për të kufizuar sasinë e ushqimit.

Ai gjithashtu rishikoi në mënyrë drastike dietën e tij, duke shmangur ushqimin e shpejtë dhe në vend të kësaj duke ngrënë vakte me mish pule, peshk ose ushqim deti, fruta dhe perime.