Pas mungesës, Bellingham gati për Shqipërinë dhe Serbinë - Gazeta Express
string(55) "pas-mungeses-bellingham-gati-per-shqiperine-dhe-serbine"

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 13:33

Pas mungesës, Bellingham gati për Shqipërinë dhe Serbinë

Sport

Gazeta Express

03/11/2025 13:33

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, pritet të kthehet në skuadrën e kombëtares së Anglisë për ndeshjet e nëntorit, pasi u la jashtë ekipit në muajin tetor për shkak të rikuperimit nga një lëndim në shpatull.

Pas një operacioni të bërë në korrik dhe një periudhe rikuperimi, Bellingham ka treguar formë të mirë me Real Madridin, duke e bërë rikthimin e tij në kombëtare shumë të mundshme.

Siç ka raportuar Fabrizio Romano në rrjetin social Facebook, mesfushori anglez është i gatshëm dhe pritet të jetë pjesë e listës së nëntorit për kombëtaren e Anglisë.

 Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, kishte theksuar nevojën e Bellinghamit për të gjetur ritmin e lojës pas lëndimit, gjë që tani besohet se e ka arritur.

Rikthimi i tij vjen si lajm i shkëlqyer për “Tre Luanët” dhe tifozët e tyre, sidomos pas zhgënjimit të mosftesës në ndeshjet e tetorit. Futbollisti 22-vjeçar, i cili u shpall “Lojtari më i mirë i Vitit” nga Federata Angleze e Futbollit për sezonin 2024/2025, do të jetë një aset i rëndësishëm për ndeshjet e ardhshme.

/GazetaExpress/