Izraeli do të lejojë së shpejti Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të rifillojnë hedhjet ajrore të ndihmave humanitare në Gaza, ashtu siç kanë bërë vitin e kaluar.
Sipas Koordinatorit të Aktiviteteve Qeveritare në Territore, The Times of Israel raporton se këto hedhje ajrore po koordinohen me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Zyrtarë izraelitë kanë bërë të ditur se Jordania pritet të realizojë hedhjen e parë ajrore, ndoshta edhe gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë se, vitin e kaluar, ushtria amerikane, në bashkëpunim me Jordaninë, Egjiptin dhe Francën, hodhi nga ajri dhjetëra mijëra racione ushqimore në veri të Gazës. Megjithatë, një defekt teknik gjatë një prej hedhjeve në mars të vitit 2024 shkaktoi vdekjen e pesë palestinezëve.