“Pas Messit dhe Ronaldos, Mbappe i ka të gjitha për Topin e Artë” - Gazeta Express
string(62) "pas-messit-dhe-ronaldos-mbappe-i-ka-te-gjitha-per-topin-e-arte"

Gazeta Express

27/09/2020 23:50

“Pas Messit dhe Ronaldos, Mbappe i ka të gjitha për Topin e Artë”

Gazeta Express

27/09/2020 23:50

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i ka të gjitha që ta fitojë Topin e Artë, thotë Nicolas Anelka.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit në dekkadën e fundit.

Lexo Edhe:

Por, karriera e tyre po shkon drejt fundit dhe një tjetër futbollist duhet të dalë për të rrëmbyer fronin.

Sipas legjendës së Realit e Chelseat, Nicolas Anelka, pa asnjë dyshim ai është Kylian Mbappe, njeriu që do të dominojë në botën e futbollit.

“Topi i Artë? Janë të vjetrit që të gjithë e dini dhe i njihni, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, por për mua, është Mbappe që i ka të gjitha për ta fituar Topin e Artë”, tha Anela.

“Ai është shumë i shpejtë, teknik. Ai ka kualitete të bëjë gjëra të mira. Ai e ka treguar këtë gjithmonë dhe e tregon në çdo ndeshje. Neymar është shumë i fortë gjithashtu, shumë i fortë”.

Mbappe, që është 21-vjeçar, tashmë e ka fituar Kupën e Botës, dhe ka shënuar me Francën në finale të 2018. /Gazeta Express/