Pas më shumë se tre vitesh luftë me Rusinë, Ukraina tani është vendi më i minuar në botë.
Euronews raportoi më parë se do të duheshin deri në 30 vjet për të përfunduar heqjen e minave.
Ndërsa mediat ukrainase thonë se territoret e çliruara nga Ukraina që nga viti 2022 janë mbuluar shumë me mina, duke e bërë të vështirë dhe të rrezikshme pastrimin e tyre.
Ndryshe, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka nënshkruar dekretin për tërheqje nga Konventa e Otavës për Ndalimin e Minave Kundër Personelit.
Traktati i vitit 1997, të cilit i janë bashkuar më shumë se 160 vende, ndalon përdorimin, prodhimin, grumbullimin dhe transferimin e minave tokësore kundër personelit.
Ai synon të mbrojë civilët nga shpërthimi i këtyre minave pas përfundimit të një konflikti. /Telegrafi