Pas më shumë se një viti, ShSKUK furnizohet me ilaçin Remdesivir - Gazeta Express
string(63) "pas-me-shume-se-nje-viti-shskuk-furnizohet-me-ilacin-remdesivir"

Pas më shumë se një viti, ShSKUK furnizohet me ilaçin Remdesivir

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 14:54

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar sot Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga Covid-19.

“Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë. Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Lexo Edhe:

“Msh ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK”, përfundon njoftimi i tyre.