Pas Maxi Lopezit, Wanda Nara e tradhton edhe Mauro Icardin dhe atë me një futbollist të martuar - Gazeta Express
string(94) "pas-maxi-lopezit-wanda-nara-e-tradhton-edhe-mauro-icardin-dhe-ate-me-nje-futbollist-te-martuar"

Pas Maxi Lopezit, Wanda Nara e tradhton edhe Mauro Icardin dhe atë me një futbollist të martuar

Futboll

Gazeta Express

09/08/2022 10:18

Wanda Nara ka qenë protagoniste e ditëve të fundit për veprimin e saj të pabesë ndaj bashkëshortit të saj.

Bukuroshja argjentinase e ka tradhtuar Mauro Icardin, njoftojnë mediat argjentinase, përcjell “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Madje, sipas tyre, 35 vjeçarja e ka gjetur qetësinë në krahët e një futbollisti të martuar në Argjentinë.

Gjithnjë sipas mediave jug-amerikane, Wanda Nara po planifikon të ndahet përfundimisht nga futbollisti i Paris Saint-Germainit, të cilit ia ka kërkuar edhe shkurorëzimin.

Kjo nuk është hera e parë që “showgirl” e tradhton burrin.

Një gjë të tillë, në një rast edhe më të rëndë, ajo e kishte bërë me Maxi Lopezin.

Wanda ishte e martuar me futbollistin argjentinas dhe ishte dashuruar në shokun e tij të ngushtë, Icardi.

Si rezultat, ajo ishte ndarë nga babai i fëmijëve të saj për t’u bërë bashkë me ish-futbollistin e Interit.

Nga ajo kohë, ata kanë kaluar mirë së bashku, por gjithçka u prish kur Icardi paraprakisht bëri pabesi duke e tradhtuar atë me bukuroshen China Suarez, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, Wanda Nara e kishte falur burrin e saj dhe dukej se tek çifti po kthehej qetësia.

Mirëpo, ditët e fundit kanë qenë tronditëse për Icardin, edhe pse ai e ka postuar një fotografi nga Ibiza e Spanjës, ku shihet së bashku me gruan e tij. /Gazeta Express/