Vazhdon saga e infektimeve në Gjimnazin “Siri Shapllo”, në Gjirokastër.
“Panorama” ka mësuar se pas një maturanti, i cili rezultoi i infektuar, sot ka rezultuar pozitive edhe mësuesja e klasës së 10-të, e cila është karantinuar në banesë.
Menjëherë është vendosur mbyllja e klasës, nxënëseve i është bërë tampon, si dhe mësuesve.
Po ashtu Gjirokastra të infektuar ka edhe nga institucionet shtetërore. Mësohet se dy persona kanë rezultuar pozitivë në dogana e Kakavijës.