Menjëherë pasi fitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Fierit, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji i kthehet politikës. Nuk ka rëndësi se çfarë pozicioni do të ketë në PD, por ai thotë se do jetë në krye të betejave opozitare.
“Çdo demokrat ka detyrë të gjejë zgjidhje si largohet regjimi. S’kam bërë opozitë vetëm kur kam pasur funksione. Kam dhënë gjurmën time në momente të caktuara, për të treguar se nuk ka rënd funksioni, por vokacioni apo pasioni për ta bërë këtë punë. Nuk ka rëndësi se kush do jenë në funksione. Funksionet në partitë opozitare dhe në opozitë, ti jep angazhimi jo emërimi. Në opozitë funksionin ta japin qytetarët duke të ngarkuar me besim. S’kam shqetësim për pozicionin, do bëj opozitë dhe do jem në beteja opozitare, në denoncime, propozime dhe do jem afër problemeve dhe shqetësimeve qytetare për tu dhënë zë dhe zgjidhje aty ku do jetë mundësia”, tha Salianji.