Pas lindjes së djalit Fifi lanson këngën “9” - Gazeta Express
string(42) "pas-lindjes-se-djalit-fifi-lanson-kengen-9"

Pas lindjes së djalit Fifi lanson këngën “9”

Muzike

Gazeta Express

27/04/2023 21:43

Para dy dite këngëtarja Filloreta Raçi e njohur si Fifi u bë nënë për herë të parë duke lindur djalë të cilin e pagëzoi me emrin Theo Mal.

Këngëtarja, e cila pavarësisht shtatzënisë ka qenë shumë aktive në skenë, ka zgjedhur që pas dy ditësh të lindjes së djalit të saj të lansojë këngën “9”.

E pas lansimit të kësaj kënge këngëtarja ka treguar se kujt i dedikohet ajo.

“Kënga e 9 me titull “9” … edhe ni tjetër për dashninë tonë”, ka shkruar ajo poshtë një fotografie me burrin e saj Adis Patushi. /GazetaExpress/