Pas liberalizimit të vizave: Kosova 144% rritje të azilkërkuesve, shumë më pak se RMV, Serbia e Shqipëria - Gazeta Express
string(101) "pas-liberalizimit-te-vizave-kosova-144-rritje-te-azilkerkuesve-shume-me-pak-se-rmv-serbia-e-shqiperia"

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:40

Pas liberalizimit të vizave: Kosova 144% rritje të azilkërkuesve, shumë më pak se RMV, Serbia e Shqipëria

Lajme

Gazeta Express

13/02/2026 10:40

Instituti EPIK ka publikuar të dhëna mbi ndikimin e liberalizimit të vizave në lëvizjen e qytetarëve të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në numrin e kërkesave për azil gjatë vitit të parë pas hyrjes në fuqi të këtij procesi.

Sipas raportit, në vitin e parë të liberalizimit është shënuar një rritje prej 144% e kërkesave për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e BE-së. Megjithatë, EPIK vlerëson se kjo rritje ka qenë e përkohshme dhe brenda pritshmërive të parashikuara.

Gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 5,635 kërkesa për azil nga shtetas të Kosovës në shtetet anëtare të BE-së. Franca ka qenë destinacioni kryesor me 3,150 kërkesa, pasuar nga Gjermania me 1,665 dhe Italia me 485 kërkesa.

Instituti thekson se, ndonëse përqindja e rritjes prej 144% mund të duket e lartë, ajo mbetet dukshëm më e ulët krahasuar me vendet e tjera të rajonit në vitin e parë të liberalizimit të vizave. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, rritja e numrit të azilkërkuesve kishte arritur në 895%, në Serbi 356% dhe në Shqipëri 166%. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kishin arritur ta mbanin rritjen nën nivelin 100%.

Advertisement
Advertisement
Advertisement