Pas largimit nga "Top Channel", Xhemi Shehun do ta shohim në këtë ekran televiziv - Gazeta Express
string(78) "pas-largimit-nga-top-channel-xhemi-shehun-do-ta-shohim-ne-kete-ekran-televiziv"

Pas largimit nga “Top Channel”, Xhemi Shehun do ta shohim në këtë ekran televiziv

Gazeta Express

28/10/2020 13:02

Xhemi Shehu është njëra ndër moderatoret më të njohura në Shqipëri.

Në muajin gusht, moderatorja Xhemi Shehu konfirmoi zërat që qarkullonin prej kohësh se ajo s’do të ishte më pjesë e spektaklit të humorit “Portokalli.”

Lexo Edhe:

Drejtimi i këtij të fundit iu besua Eneda Tarifës, ndërsa Xhemi i mbajti të interesuar ndjekësit e saj për planet e së ardhmes.

Mirëpo, duket se pritja ka marrë fund dhe “sekreti” është zbuluar, pas një postimi të moderatorit Eni Shehu në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express.

“Nuk është karantinë” titullohet emisioni i tij i ri i cili do të transmetohet në “Abc News”, ndërsa gjatë videos u vu re prezenca e Xhemi Shehut.

Duket se ky është projekti dhe televizioni i ri ku do ta shohim moderatoren, ndërsa “Nuk është karantinë” do të na shoqërojë në ekran çdo fundjavë.

Ndërkaq na mbetet të presim për të tjera detaje./Gazeta Express/