Pas lajmit të Express-it reflekton Gjykata e Tetovës, lëshohen në përdorim nxemjet qendrore - Gazeta Express
string(90) "pas-lajmit-te-express-it-reflekton-gjykata-e-tetoves-leshohen-ne-perdorim-nxemjet-qendrore"

Gazeta Express

11/12/2019 15:01

Pas lajmit të Express-it reflekton Gjykata e Tetovës, lëshohen në përdorim nxemjet qendrore

Gazeta Express

11/12/2019 15:01

Gjatë ditës së djeshme, Gazeta Express ka raportuar se në Gjykatën e Tetovës punëtorët po punojnë në kushte të vështira, duke u përballur me mungesën e nxemjes.

Këto informata kanë ardhur pikërisht nga të punësuarit Brenda Gjyktatës të cilët janë ankuar në redaksinë tonë, dhe menjëherë pas publikimit të lajmit, gjatë ditës së sotme Gjykata ka ndërmarrë përsipër sanimin e këtij problem duke u siguruar të punësuarve kushtet e nevojshme për punë.

Lexo Edhe:

Lajmi i djeshëm në Gazetën Express:

Sipas personave që kanë kontaktuar Gazetën Express, të punësuarit kanë marrë pajisje për nxemje, në mënyrë private, por sistemi i instalimit elektrik nuk ka mundur ta përballojë, pasi që të gjithë administratorët kanë filluar të nuhatin erë të gomës që digjet.
Për të parë nëse këto informata janë të vërteta, e nëse po për të mësuar arsyet se përse nuk është lëshuar ngrohja qendrore, Gazeta Express tentoi të bien në kontakt me kryetarin e Gjykatës Themelore të Tetovës, Hasan Hasani, por i njëjti ishte i pakapshëm.