Pas lajmeve për shtatzaninë e saj, Einxhel reagon me ironi - Gazeta Express
string(57) "pas-lajmeve-per-shtatzanine-e-saj-einxhel-reagon-me-ironi"

Rozë

Gazeta Express

31/07/2022 17:09

Pas lajmeve për shtatzaninë e saj, Einxhel reagon me ironi

Rozë

Gazeta Express

31/07/2022 17:09

Pas lajmeve për shtatzaninë e saj, Einxhel ka zgjedhur t’u përgjigjet të gjithëve përmes disa postimeve në Instastory.

Ajo publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç Dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

Lexo Edhe:

Fragmentet e shkurtra ajo i ka shoqëruar edhe me shkrime që lidhen me lajmet dhe komentet që qarkulluan.

Në një story tjetër Einxhel, e cila duket se është duke u argëtuar me situatën e krijuar shkruan: “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim.”