Pas Kidës, Getit e Dafinës, rendi është i Taynas për hitin e radhës - Gazeta Express
string(65) "pas-kides-getit-e-dafines-rendi-eshte-i-taynas-per-hitin-e-radhes"

Gazeta Express

07/07/2020 1:13

Pas Kidës, Getit e Dafinës, rendi është i Taynas për hitin e radhës

Gazeta Express

07/07/2020 1:13

Java që lamë pas ishte java e disa këngëve hite në skenën kosovare

Lirimi i masave kundër pandemisë së koronavirusit ka bërë që këngëtarët e estradës sonë të aktivizohen me këngë të reja.

Lexo Edhe:

Dafina Zeqiri bashke me Ledrin dhe Lumi B sollën këngën Aman një këngë që ka kapur më shumë se 3.1 milionë klikime. Por, befasia e javës së kaluar ishte Kida dhe Mozzik kënga e të cilëve ka kapur më shumë se gjashtë milionë klikime.

Ghetto Gease me Majk po ashtu bën boom me këngën e tyre “Zhytem”.

E kjo javë duket se është rezervuar për Taynan.

Kujtojmë se Tayna e ka paralajmëruar këngën e re që disa javë por gjatë të hënës ka postuar një foto nga një skenë piktoreske derisa poshtë saj ka shkruar: Së shpejti. /GazetaExpress/