Pas kërkesës për largim dhe ofendimeve ndaj produksionit, a do e mbajë ende Olsa Muhameti Albën si banore? - Gazeta Express
string(104) "pas-kerkeses-per-largim-dhe-ofendimeve-ndaj-produksionit-a-do-e-mbaje-ende-olsa-muhameti-alben-si-banore"

Yjet

Gazeta Express

21/11/2025 22:33

Pas kërkesës për largim dhe ofendimeve ndaj produksionit, a do e mbajë ende Olsa Muhameti Albën si banore?

Yjet

Gazeta Express

21/11/2025 22:33

Në spektaklin e dytë të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, u trajtuan disa situata të tensionuara, ngacmimet e Benitës dhe Albës ndaj Elijonës.

Pas këtyre ngjarjeve, Alba ka refuzuar të paraqitet si “bullizuese”, duke deklaruar se dëshiron të largohet nga shtëpia dhe duke shpërthyer me ofendime të ndryshme ndaj produksionit.

Megjithatë, mbetet dilema kryesore: A po vendos producentja e formatit, Olsa Muhameti, ta mbajë ende Albën brenda shtëpisë për shkak të dinamikës së lojës?

Të dyja njihen prej kohës së pjesëmarrjes në emisionin “Për’puthen”, format i cili shpeshherë është paragjykuar nga publiku për skenarë dhe situata të fabrikuara. Pikërisht për këtë arsye, në rrjetet sociale po rikthehen aludimet se mes Olsës dhe Albës mund të ketë një tolerancë të veçantë ose bashkëpunim, duke u bazuar në raportin e mëparshëm mes tyre.

Për momentin, Alba është duke qëndruar në dhomën e rrëfimeve ku është duke marr trajtim nga psikologia pas situatës së krijuar.