Pas kanosjes në Ferizaj, policia interviston disa persona - u sekuestron dy armë zjarri me leje dhe dhjetëra fishekë - Gazeta Express
string(113) "pas-kanosjes-ne-ferizaj-policia-interviston-disa-persona-u-sekuestron-dy-arme-zjarri-me-leje-dhe-dhjetera-fisheke"

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 18:27

Pas kanosjes në Ferizaj, policia interviston disa persona – u sekuestron dy armë zjarri me leje dhe dhjetëra fishekë

Lajme

Gazeta Express

26/02/2026 18:27

Sot rreth orës 09:30 policia e stacionit në Ferizaj është njoftuar për një rast “Kanosje”, i cila kishte ndodhur në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kontaktuar katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj për procedura të mëtejshme, njofton policia.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, personat janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve.

“Gjatë veprimeve hetimore, hetuesit policorë kanë siguruar një video-incizim dhe një audio-incizim, të cilat i janë përcjellë prokurorit të shtetit si prova materiale.

Tek i dyshuari E.F. (30 vjeç) janë sekuestruar dy armë zjarri (pistoleta) dhe 63 fishekë, ndërsa tek i dyshuari tjetër N.M. (57 vjeç) është sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) dhe 10 fishekë”, njofton policia.

Sipas policisë, për armët e sekuestruara, të dyshuarit posedonin leje valide.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i rastit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

“Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon PK.

Advertisement
Advertisement
Advertisement