Bayern Munichu mbetet i interesuar në Rafael Leaon, dhe sipas raportimeve të fundit nga mediumet italiane, Milani është i hapur të dëgjojë për ofertat, që së paku kapin vlerën e 100 milionë eurove.
Milani nuk është i gatshëm ta lë Rafael Leaon të largohet për më pak se 100 milionë euro, sipas raportimeve të fundit nga “Gazzetta dello Sport”.
Ylli portugez ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro, por Rossonerët janë të vetdijshëm që asnjë klub nuk do të paguajë një shumë të tillë.
Raportimet e kaluar thonë se Leao veçse e ka lajmëruar Milanin që dëshiron të largohet.
Bayerni është një nga klubet e interesuar për sulmuesin anësor, i cili sot feston ditëlindjen e tij të 26-të.
Sipas raportimeve të tjera, Bavarezët janë të gatshëm të nënshkruajnë me Leaon në një marrëveshje që përfshijnë lojtarë dhe para kesh.
Drejtorët e Bayernit e kanë parë nga afër në aksion në finalen e Ligës së Kombeve, mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila u luajt në “Allianz Arena” këtët të diel.
Milani e ka caktuar Massimiliano Allegrinsi trajner të skuadrës për sezonin 2025/26, derisa po kalojnë në një revulocion të madh të skuadrës, me bisedimet që po vazhdojnë për Mike Maignan dhe me Tijjani Reijnders që tashmë ka marrë rrugën për te Manchester City./GazetaExpress/