Pas humbjes së babait, Enca hap zemrën dhe flet për gjendjen shpirtërore - Gazeta Express

Pas humbjes së babait, Enca hap zemrën dhe flet për gjendjen shpirtërore

Rozë

Gazeta Express

15/03/2020 15:42


Muajin e kaluar këngëtarja shumë e dashur për publikun, Enca Haxhia, humbi të atin. Ai u nda nga jeta në një moshë të re pas një sëmundjeje të rëndë.

Këngëtarja preferoi të mos e ndante dhimbjen e saj me fansat. Ajo iu rikthye muzikës me projekte të reja dhe publikoi foto në Instagram- veprime që nuk u pritën aspak mirë. Megjithatë gjatë një bisede me ndjekësit në Instastory, e pyetur për gjendjen e saj shpirtërore pas humbjes së të atit, Enca është shprehur: “Të tregohem e sinqetë, shumë e miksuar. Sidomos këto ditë që kam pasur më shumë kohë ‘t’i ndjej ndjenjat e mia”.

Po ashtu teksa një ndjekës i shkruan si mundet të publikojë foto ku shihet e lumtur, menjëherë pas vdekjes së babait, këngëtarja ka sqaruar se i mban ndjenjat larg rrjeteve sociale.

“Hera e parë dhe e fundit që flas për këtë temë këtu. Askush nuk e di se çfarë ndodh pas Instagram-it, sesi i përjetoj unë dhe familja ime gjërat dhe askujt nuk i intereson/dhemb për atë temë më shumë se mua, ndaj në të vërtetë nuk i detyrohem askujt asnjë përgjigje, por meqë ma pyetët shpesh.

Jam shumë reale me ju, por gjërat që janë më me vlerë për mua s’do t’i trajtoja kurrë si tema Instagram-i.

Instagram-i nuk është jeta ime, është një pjesë e saj. Unë zgjedh të ndaj gjërat e bukura, motivuese dhe artistike këtu dhe kaq.

I vlerësoj shumë dashurinë dhe ngushëllimet dhe zgjedh të injoroj negativitetin dhe injorancën. Paqe”-shkruan Enca.