Përderisa lufta verbale mes CEO-së së Tesla-s Elon Musk dhe presidentit amerikan Donald Trump duket se po zbutet, aksionet e Teslës janë rikthyer nga humbjet e thella që pësuan të enjtën.
Reuters raporton, se aksionet janë ngritur me 5%, pasi Musk sinjalizoi në X se është i hapur për të ulur tensionet me Trumpin, duke përkrahur komentet e menaxherit të fondeve të mbrojtjes, Bill Ackman, që kërkonte një qetësim të situatës.
Përplasja midis njeriut më të fuqishëm në botë dhe më të pasurit të saj, shkatërroi më shumë se 150 miliardë dollarë nga vlera e tregut të Teslës të enjten, duke shënuar kështu rënien më të madhe ndonjëherë të kompanisë në një ditë.
Bëhet e ditur se investitorët që kanë bast kundër aksioneve, të njohur si “short-sellers”, kanë fituar rreth 4 miliardë dollarë nga kjo rënie, duke shënuar fitimin e dytë më të madh në një ditë, sipas të dhënave nga Ortex.
Kujtojmë se tensionet Musk-Trump u përshkallëzuan pasi Musk rriti kritikat ndaj paketës fiskale dhe shpenzimeve të Trumpit, duke eskaluar në një luftë fjalësh mes tyre në rrjetet sociale.
aaaaa