Aktori Romeo Veshaj është finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania 3”. Dukshëm aktori nuk e priti mirë këtë renditje pas finales, por jeta pas reality-show duket më “e ëmbël”.
Themi këtë pasi Romeo ka gjetur një “fanbase” akoma më të madhe, projekte të reja televizive dhe miq që krijoi gjatë qëndrimit në “BBV”.
Një prej tyre është dhe gazetari Lisi Myrtaj, me të cilin qëndroi brenda shtëpisë. Pas daljes nga “BBV” ai ka zbuluar se është takuar me gazetarin, e madje ka postuar një selfie në “instastory”.
Kujtojmë se në një video mesazh në Instagram, Romeo falenderoi mbështetësit të cilët e votuan, teksa shtoi se ata janë fitorja e madhe e tij.
“Përshëndetje si jeni. Sa e çuditshme unë kam një telefon në dorë, e kuptoni, për mua është shumë e çuditshme. Fjeta shumë sot, m’u desh pak kohë që të merrja veten me thënë të drejtën, por kur u zgjova pashë gjithë mbështetjen tuaj edhe ishit shumë. Po e bëj këtë video që t’ju falënderoj nga zemra, ju jam mirënjohës për të gjitha votat që keni dhënë për mua, për gjithë mbështetjen që keni bërë këto 4 muaj e gjysmë për mua. Për të gjithë vlerësimin që më keni dhënë. Realisht ju jeni fitorja ime e madhe. Ju dua fort, ju falënderoj shumë dhe ju puth. Do gjej një formë si t’ju puth të gjithëve. Faleminderit. Love u”, u shpreh Romeo.
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...