Pas grumbullimit të ushtrisë ruse, Bideni i ofron përkrahje të palëkundur Ukrainës - Gazeta Express
string(81) "pas-grumbullimit-te-ushtrise-ruse-bideni-i-ofron-perkrahje-te-palekundur-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2021 9:07

Pas grumbullimit të ushtrisë ruse, Bideni i ofron përkrahje të palëkundur Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

03/04/2021 9:07

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, për herë të parë që nga ardhja në pushtet para dy muajve. Biseda e tyre erdhi pas raportimeve për grumbullimin e trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e siguroi presidentin ukrainas për përkrahjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, thuhet në deklaratën e qeverisë amerikane.

Lexo Edhe:

Rusia tha të premten se forcat e armatosura të saj do të zhvillojnë ushtrime ushtarake afër kufirit me Ukrainën për ta praktikuar mbrojtjen kundër dronëve sulmues, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Mbi 50 batalione luftuese, të përbëra nga 15 mijë ushtarë, pritet të marrin pjesë në ushtrimet ushtarake kundër pajisjeve luftarake elektronike përmes njësive të mbrojtjes ajrore, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ushtrimet e forcave ruse vijnë pas shtimit të dhunës në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po përballen me separatistët e përkrahur nga Moska. Nga lufta që filloi më 2014 deri më tani kanë vdekur mbi 13 mijë persona.

Në korrik të vitit të kaluar, Ukraina arriti armëpushim me separatistët, por së voi tha se ata vazhdimisht e kanë shkelur marrëveshjen.