Pas Gjilanit, “Arti në shkolla” fillon shtrirjen në Prishtinë
Arte
Gazeta Express
27/09/2023 13:38
Pas fazës
së parë të programit ndër-ministror “Arti në shkolla” që mblodhi
qindra nxënës të Komunës së Gjilanit në shumë aktivitete edukative e artistike,
faza e dytë po hapet me një koncert të veçantë në atelienë e Pallatit të Rinisë
dhe Sportit.
Filharmonia
e Kosovës, nesër duke filluar nga ora 14:00 do të prezantojë koncertin e parë
që iu dedikohet nxënësve të klasave të 6-ta nga katër shkolla të Komunës së
Prishtinës, SHFMU “Elena Gjika”, SHFMU “Faik Konica”, SHFMU “Ali Kelmendi” dhe
SHFMU “Shkëndija”.
Nesër
nxënësit do të kenë mundësi të ndjekin një program i cili prezanton disa etapa
të zhvillimit të muzikës klasike në Kosovë, nën dirigjimin e mjeshtrit Gridi
Kraja.
Veprat të
cilat do të prezantohen nga Filharmonia e Kosovës me dirigjentin Kraja janë nga
Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, e deri te Valton Beqiri.