Pas Gallapenit, edhe një shqiptar te Widzew Lodz – Selahi nënshkruan kontratë deri më 2028 - Gazeta Express
string(87) "pas-gallapenit-edhe-nje-shqiptar-te-widzew-lodz-selahi-nenshkruan-kontrate-deri-me-2028"

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 23:01

Pas Gallapenit, edhe një shqiptar te Widzew Lodz – Selahi nënshkruan kontratë deri më 2028

Sport

Gazeta Express

01/07/2025 23:01

Lindon Selahi ka nënshkruar kontratë me Widzew Lodzin deri në vitin 2028 me mundësi vazhdimi edhe një sezon tjetër. Selahi 26-vjeçar iu bashkua ekipit polak nga skuadra kroate, Rijeka, ku luajti për katër vjet. 

Ai për Rijekën luajti 30 ndeshje në edicionin 2024/2025, ndërsa nga gjashtë ndeshje pati edhe për Kupë të Kroacisë dhe garat evropiane. Ai shënoi një gol dhe asistoi dy herë. Në total për Rijekën ka luajtur 153 ndeshje. 

“Kisha nevojë për një sfidë të re dhe isha shumë i interesuar për idenë e ekipit që po krijohet këtu. E njoh shumë mirë edhe trajnerin, me të cilin kam punuar më parë dhe kemi folur shumë për klubin. Së pari luajta kundër tij kur ai drejtonte Goricën e pastaj ishim bashkë te Rijeka. Patëm bashkëpunim të mirë dhe një sezon të suksesshëm”, ka thënë Selahi për klubin polak.

Te skuadra elitare e Polonisë kanë vlerësuar lartë futbollistin e Shqipërisë. Me ekipin kuqezi, Selahi ka luajtur katër ndeshje.

Te Lodzi ditë më parë u transferua mbrojtësi i krahut të majtë, Dion Gallapeni. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.