Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën në grupin F të Kupës së Botës.
Pas përfundimit të ndeshjes të gjithë tifozët e Marokut që jetojnë në Bruksel kanë dalë në kryeqytetin belg për të festuar.
Marokenët e “dehur” nga suksesi që arritën në përballjen me Belgjikën kanë shkatërruar qytetin belg.
Ata kanë djegur mjetet elektrike si dhe u kanë vënë zjarrin edhe makinave teksa kanë përmbysur disa prej tyre.
Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që situata të qetësohej.
Deri më tani nuk raportohet për dëme në njerëz apo të arrestuar.
Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Al Thumama” përfundoi me rezultatin 0:2.
Abdelhamid Sabiri (73’) dhe Zakaria Aboukhlal (90+3’) shënuan në fitoren e Marokut.
Maroku tani ka 4 pikë dhe është lider në grup, me një pikë më shumë se Belgjika që është e dyta.
/Gazeta Express
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...