Kombëtarja e Kosovës mbrëmë arriti një rezultat historik, duke e mposhtur në udhëtim Sllovakinë.
“Dardanët” fituan 4-3 ndaj kombëtares sllovake, dhe kështu siguruan një vend në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë, me ndeshjen që luhet më 31 mars në “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Një fitore aty do ta dërgonte Kosovën në Kupën e Botës 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Pas kësaj fitoreje të madhe, është arritur edhe një ‘sukses’ tjetër.
Gjatë ditës së sotme, shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka përditësuar ranglistën e kombëtareve, me Kosovën që ka shënuar një ngritje të lehtë në listë.
See the latest FIFA/Coca-Cola Men’s World Ranking: https://t.co/Tuxu5K7txA
— FIFA (@FIFAcom) March 27, 2026
Kosova tashmë është ngritur një pozitë më lartë, nga ç’kishte qenë dje.
“Dardanët” tashmë pozicionohen në vendin e 78-të.
Megjithatë, FIFA ka bërë me dije që përditësimi zyrtar i ranglistës do të vijë më 1 prill, pas pesë ditësh.
Me rast fitoreje ndaj Turqisë dhe sigurimit të Botërorit 2026, Kosova mund të shkojë edhe më lartë në këtë renditje.
Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet të martën e 31 marsit, me fillim nga ora 20:45./GazetaExpress/