Agim Sopi e pati një eksperiencë të shkurtër në futbollin kosovar duke e drejtuar Feronikelin.
Mirëpo, trajneri kosovar u nda me ekipin nga IPKO Superliga për t’u rikthyer në Suedi, aty ku e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Sopi i është kthyer punës së tij në Suedi, ku po punon në qytetin e Malmos në zbulimin e talenteve të futbollit.
Lajm Tv përmes gazetarit Reshat Ibrahimi dhe kameramanit Amir Idrizi e ka përgatitur një reportazh për trajnerin e njohur shqiptar në Malmo të Suedisë.