Pas dy shekujsh mungesë, kuajt e egër kthehen në stepat e Kazakistanit - Gazeta Express
string(69) "pas-dy-shekujsh-mungese-kuajt-e-eger-kthehen-ne-stepat-e-kazakistanit"

Pas dy shekujsh mungesë, kuajt e egër kthehen në stepat e Kazakistanit

Fun

Gazeta Express

11/06/2024 12:19

Shtatë kuaj të Przewalskit, e vetmja specie vërtet e egër e kafshëve në botë, fluturuan në Azinë Qëndrore nga kopshtet zoologjike në Evropë.

Një grup i kuajve të fundit të egër në botë janë kthyer në Kazakistanin e tyre të lindjes pas një mungese prej rreth 200 vitesh. Shtatë kuajt, katër pela nga Berlini dhe një hamshor dhe dy pela të tjera nga Praga, fluturuan në Azinë Qëndrore me një aeroplan transporti të forcave ajrore çeke.

Lexo Edhe:

Kuajt e egër, të njohur si kuajt e Przewalskit, dikur lëviznin në kullotat e gjera të stepave të Azisë Qendrore, ku kuajt besohet se janë zbutur për herë të parë rreth 5500 vjet më parë.

Aktiviteti njerëzor, duke përfshirë gjuetinë e kafshëve për mishin e tyre, si dhe ndërtimin e rrugëve, të cilat fragmentuan popullsinë e tyre, i çuan kuajt drejt zhdukjes në vitet 1960.

“Këta janë të vetmit kuaj të egër të mbetur në botë. Mustangët janë kuaj të zbutur që shkuan të egër”, tha Filip Mašek-zëdhënësi i kopshtit zoologjik të Pragës.

Kuajt e rifutur në Kazakistan rrjedhin nga dy grupe që mbijetuan në kopshtet zoologjike të Mynihut dhe Pragës.

Fillimisht, tetë kuaj ishin planifikuar të udhëtonin, por një kalë u ul përpara fluturimit nga Praga. Për këtë duhej të kthehej në kopshtin zoologjik të vendit.

“Ai ishte pak i trullosur duke u kthyer, por tani është mirë. Këta kuaj duhet të qëndrojnë në këmbë gjatë gjithë udhëtimit – ata nuk mund të ulen, kryesisht sepse gjaku i tyre duhet të qarkullojë siç duhet. Është një udhëtim 30 orësh në total dhe kuajt do të mbijetojnë vetëm nëse qëndrojnë deri në fund”, tha ai.

“Kthimi i kuajve nga kopshti zoologjik i Pragës do të ndihmojë në rritjen e biodiversitetit në rajon. Kuajt përhapin fara në plehrat e tyre dhe kur gërmojnë bimë, ndihmojnë që uji të zbresë në tokë. Ata gjithashtu e fekondojnë stepën me bajgat e tyre. Për mua, qëllimi i një kopshti zoologjik modern nuk është vetëm mbrojtja dhe mbarështimi i specieve të rrezikuara, por ka të bëjë me kthimin e tyre në natyrën ku i përkasin”, vijoi më tej Mašek raporton “The Guardian”.

Në vitin 2011, kopshti zoologjik i Pragës u përfshi në një rikthim të kuajve të Przewalski në Mongoli. Projekti, i cili përfshinte nëntë fluturime kuajsh, vazhdoi deri në vitin 2019 kur popullsia u stabilizua, u shpreh Mašek, duke shtuar se tani kishte rreth 1500 kuaj të egër në Mongoli.

Më tej ai zbuloi se plani ishte të transportonte një total prej 40 kuajsh në Kazakistanin qendror gjatë pesë viteve të ardhshme.

Kjo fazë e parë e rikthimit të kuajve përfshinte komitetin e pylltarisë dhe kafshëve të egra të qeverisë së Kazakistanit, kopshtin zoologjik të Pragës, kopshtin zoologjik Tierpark të Berlinit, Shoqërinë Zoologjike të Frankfurtit dhe Shoqatën për Ruajtjen e Biodiversitetit të Kazakistanit./Top Channel