Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, Romain Gavras kapet duke u puthur me Emily Ratajkowski në Manhattan - Gazeta Express
string(95) "pas-dua-lipes-dhe-rita-ores-romain-gavras-kapet-duke-u-puthur-me-emily-ratajkowski-ne-manhattan"

Yjet

Gazeta Express

11/11/2025 18:43

Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, Romain Gavras kapet duke u puthur me Emily Ratajkowski në Manhattan

Yjet

Gazeta Express

11/11/2025 18:43

Modelja dhe influencerja e njohur Emily Ratajkowski është parë në momente intime me regjisorin greko-francez Romain Gavras, i njohur për lidhjet e mëparshme me yjet shqiptare të muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Fotot e publikuara nga portali i famshëm i thashethemeve të VIP-ave, “Deux Moi”, tregojnë çiftin duke u puthur dhe përqafuar në rrugët e Manhattan-it, mbrëmjen e së dielës, më 9 nëntor, duke konfirmuar kështu thashethemet e fundit për një lidhje të re mes tyre.

Ratajkowski u shfaq me një look tërësisht urban dhe joshës, me një pallto lëkure ngjyrë kafe, bluzë të zezë dhe pantallona elegante, të kombinuara me atlete dhe një çantë klasike të zezë. Ndërsa Gavras preferoi një stil më minimal, duke veshur një pallto blu të errët, kombinuar me një këmishë bezhë dhe një bluzë neutrale.

Fotot tregojnë të dy duke ecur dorë për dore, duke qeshur dhe duke shkëmbyer puthje pranë një hyrjeje metroje. Në një moment, Emily shihet duke i prekur fytyrën Gavrasit me përkëdhelje, një gjest që tregon afërsi dhe intimitet.

Një lidhje e re pas romancave të bujshme

Për Emily Ratajkowski-n, kjo është dalja e parë publike romantike pas lidhjes së saj të shkurtër me këngëtarin Shaboozey gjatë verës 2024.

Më herët ajo është përfolur për lidhje me Harry Styles, Pete Davidson, Eric André, si dhe për një flirt me Brad Pitt.

Emily ishte e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë. Çifti u divorcua në vitin 2022.

Ndërkohë, Romain Gavras ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjet e tij me dy nga artistet shqiptare më të famshme në botë:

Me Dua Lipën në vitin 2023 — çifti u shfaq për herë të parë së bashku në Festivalin e Kanës, por lidhja përfundoi pas 8 muajsh pasi këngëtarja vendosi të fokusohej tek muzika.

Me Rita Orën në vitin 2020 — një romancë që zgjati disa muaj dhe përfundoi në heshtje. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement