Pas disa orësh në dhimbje, nxirret prej greminës efektivi i RENEA-s - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 13:50

Pas disa orësh në dhimbje, nxirret prej greminës efektivi i RENEA-s

Ballina

Gazeta Express

09/12/2019 13:50

Pas orësh në pritje dhe dhimbje, efektivi i forcave speciale RENEA Bledar Beluli është nxjerrë nga gremina në malin e Zorgjit në Dukagjin.

Një helikopter i ka shkuar në ndihmë oficerit, i cili ra nga një lartësi prej 200 metrash sipas një banori të zonës.

Në terren kanë ndërhyrë kolegë të tij të forcave RENEA si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH).

Beluli u rrëzua aksidentalisht këtë mëngjes të hëne teksa kishte dalë në zonë për alpinizëm në Theth. I riu ka pësuar dëme serioze, përfshi këtu fraktura në duar, brinjë dhe pjesën e legenit.

Banorët e zonës ishin të parët që i erdhën në ndihmë./Express