Pas disa javëve pa virus, konfirmohen 6 raste të reja me Covid-19 në Deçan - Gazeta Express
string(73) "pas-disa-javeve-pa-virus-konfirmohen-6-raste-te-reja-me-covid-19-ne-decan"

Gazeta Express

07/07/2020 0:05

Pas disa javëve pa virus, konfirmohen 6 raste të reja me Covid-19 në Deçan

Gazeta Express

07/07/2020 0:05

IKSHPK ka konfirmuar të hënën 195 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. 6 prej këtyre rasteve ishin nga komuna e Deçanit. Kjo komunë kishte disa javë pa asnjë rast të vetëm, ndërsa prej fillimit të pandemisë kishte vetëm 3 raste.

Njëri prej tre rasteve ishte prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve, e cila përdorej si karantinë 14 ditore për mërgimtarët.

Lexo Edhe:

Ndërkohë 3 rastet e kaluara ishin shëruar të gjithë.

Komuna e Deçanit ishte njëra prej komunave me më së paku raste në Kosovë.

IKSHPK bën thirrje që të respektohen rekomandimet. Mbajtja e distancës dhe maskës është një prej kushteve kryesore që ndikon në mos shpërndarjen e virusit. /Express/