Pas dhjetë ditëve gjendet e gjallë Egzona Ferati, T7 raporton nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(82) "pas-dhjete-diteve-gjen1det-e-gjalle-egzona-ferati-t7-raporton-nga-vendi-i-ngjarjes"

Pas dhjetë ditëve gjendet e gjallë Egzona Ferati, T7 raporton nga vendi i ngjarjes

Gazeta Express

25/10/2020 21:06

Pas gati 10 ditësh kërkime, 26 vjeçarja është gjetur pa ndjenja në fshatin Gllanasellë.

Për gati 10 ditë, e kërkuan gjithandej në Skenderaj.

E të dielën, është gjetur e gjallë, Egzona Ferati nga fshati Qirez i Komunës së Skenderajt.

Lexo Edhe:

26 vjecarja, u gjet nga grupi i kërkimit vullnetar, në fshatin Gllanasellë.

E njëjta, ishte larguar me datë 16 tetor nga shtëpia, ndërsa sipas familjareve, nuk ishte në gjendjen më të mirë.

Lajmin për gjetjen e saj, e ka konfirmuar udhëheqësi i grupit të kërkimit vullnetar, Ridvan Tahiri, i cili tha se Egzonen, e gjeten të shtrirë e pa ndjenja.

E nga këtu, 26 vjecarja u transportua për në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Këtu kanë dhënë më shumë detaje, për gjendjen shëndetësore të saj.

Sipas mjekes kujdestare në Qendrën Emergjente, Dafina Bashollit, pas terapisë, Egzona ka filluar ngadalë edhe të komunikojë.


Për gjetjen e 26 vjecares, ishin angazhuar dhjetëra vullnetar.

Ndërkohë, lajmit për gjetjen e Egzona Feratit, i është gëzuar edhe i pari i Skenderajt, Bekim Jashari.